Debat i fortë është zhvilluar në një studio televizive, ku avokati dhe analisti i njohur Spartak Ngjela është përplasur ashpër me një përfaqësuese të Partisë Demokratike.
Gjatë diskutimit, Ngjela ka reaguar me tone të larta, duke e akuzuar bashkëbiseduesen për qëndrime politike të njëanshme.
Në një moment tensioni, ai iu drejtua asaj me fjalët: “Te Saliu je këtu?”, duke lënë të kuptohet se sipas tij ajo po mbronte interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Situata u tensionua edhe më shumë kur Ngjela paralajmëroi se mund të largohej nga studio, duke e bërë debatin edhe më të nxehtë.
https://www.facebook.com/share/r/18BpMnn3ii/
