PLAS PROTESTA! Berisha: “Sot është dita vendimtare për largimin e Ramës”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet sot para Kuvendi i Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në përballjen me qeverinë.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se opozita është “leva e Arkimedit” për largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, protesta e sodit do të shënojë një etapë vendimtare në përpjekjen për të përmbysur atë që ai e quajti një regjim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Leva e Arkimedit për largimin e Ramës jemi vetëm ne. Sot shënon një etapë vendimtare në përmbysjen e këtij regjimi armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do të shpëtojë kurrë lëkurën e tij nga populli shqiptar.” u shpreh Berisha.