{"id":17785,"date":"2025-03-01T23:40:46","date_gmt":"2025-03-01T23:40:46","guid":{"rendered":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785"},"modified":"2026-03-01T23:42:07","modified_gmt":"2026-03-01T23:42:07","slug":"ditari-i-enver-hoxhes-izraeli-dhe-jordania-jane-dy-kobure-te-amerikaneve-dhe-anglezeve-ne-drejtim-te-popujve-arabe-dy-provokatore-dy-qen-roje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785","title":{"rendered":"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Dashnor Kalo\u00e7i\/\u00a0<\/strong>Memorie.al publikon disa dokumente arkivore, t\u00eb nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Enver Hoxha, i cili n\u00eb ditarin e tij politik, q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohe, duke filluar nga maji i vitit 1967, e deri n\u00eb dhjetorin e 1983-it, ai ka mbajtur sh\u00ebnime p\u00ebr ngjarjet e Lindjes s\u00eb Mesme, si; konflikti i gjat\u00eb Izrael-Palestin\u00eb, luft\u00ebrat e vazhdueshme nd\u00ebrmjet Izraelit dhe vendeve arabe, luft\u00ebn gjasht\u00eb ditore n\u00eb vitin 1967, ku Izraeli mposhti Egjiptin dhe koalicionin e vendeve arabe, e pushtoi lart\u00ebsit\u00eb Golan, luft\u00ebn e Yom Kippurit n\u00eb vitin 1973, ku s\u00ebrish Izraeli, pasi mposhti koalicionin e vendeve arabe, (Egjipti, Algjeria, Siria, Iraku, Jordania, Jemeni, Libani, Maroku, etj.) pushtoi gadishullin e Sinait, t\u00eb cilin e dor\u00ebzoi n\u00eb vitin 1979, bllokimin e mbylljen e Kanalit t\u00eb Suezit, (ku Shqip\u00ebria kishte interesa jetike, p\u00ebr shkak t\u00eb ndihmave q\u00eb i vinin nga Kina n\u00eb rrug\u00eb detare), e deri luft\u00ebn civile n\u00eb Liban, n\u00eb fillimin e viteve \u201980-t\u00eb, etj. \u00c7far\u00eb shkruante diktatori i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Enver Hoxha, n\u00eb ditarin e tij politik ku ka b\u00ebr\u00eb analiza, dhe cili ishte q\u00ebndrimi i Tiran\u00ebs zyrtare, p\u00ebr konfliktin nd\u00ebrmjet Izraelit dhe vendeve arabe, si dhe shteteve t\u00eb ndryshme q\u00eb i mb\u00ebshtesin ata, si; Bashkimi Sovjetik, SHBA-\u00ebs, Britania e Madhe, Republika Popullore e Kin\u00ebs, Republika Federative e Jugosllavis\u00eb, etj.?!<\/p>\n<p>A ishte i v\u00ebrtet\u00eb informacioni q\u00eb kishte Enver Hoxha n\u00eb qershorin e vitit 1967, sipas t\u00eb cilit, Moska zyrtare, do i ofronte ndihm\u00eb Egjiptit, duke sjell\u00eb Flot\u00ebn e saj Ushtarake Detare n\u00eb Mesdhe, n\u00eb rast se Tirana zyrtare, do pranonte q\u00eb anijet sovjetike, t\u00eb ankoroheshin n\u00eb portet e Durr\u00ebsit, Vlor\u00ebs, Sh\u00ebngjinit etj., apo ajo ishte nj\u00eb paranoj\u00eb e Hoxh\u00ebs, gj\u00eb e cila b\u00ebri q\u00eb Ushtria Shqiptare, t\u00eb kalonte n\u00eb gatishm\u00ebri luftarake nr. 1, madje duke mobilizuar edhe forcat rezerviste e ato t\u00eb \u00e7etave vullnetare?! Lidhur me k\u00ebt\u00eb, etj., na njeh ditari politik i ish-udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, i cili do publikohet n\u00eb disa numra nga Memorie.al<\/p>\n<h3>E ENJTE, 25 MAJ 1967 \u2013 KRIZA AKTUALE N\u00cb LINDJEN E MESME<\/h3>\n<p>Izraeli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i krijuar nga imperializmi dhe nga sionizmi reaksionar p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00ebp\u00ebrmjet tij nj\u00eb kobure n\u00eb Lindjen e Af\u00ebrt, n\u00eb gjirin e popujve dhe t\u00eb shteteve arabe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pellg t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga ana ekonomike dhe ushtarake. Ky rajon ka qen\u00eb qend\u00ebr p\u00ebrleshjesh n\u00eb mes imperialist\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm anglez\u00eb, francez\u00eb, amerikan\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta ujq, duke shtypur popujt arab\u00eb, duke marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb lirin\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb, t\u00eb drejtat dhe sovranitetin e tyre, kan\u00eb shfryt\u00ebzuar pa m\u00ebshir\u00eb pasurit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon dhe p\u00ebr ta p\u00ebrjet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb shfryt\u00ebzim, ata kan\u00eb pas\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb spiunazhi, pjes\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilit i vinin n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre popujve dhe i mbronin me ushtrit\u00eb e tyre koloniale e me diplomacin\u00eb e kanonierave.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo me kalimin e koh\u00ebs, me luft\u00ebn q\u00eb b\u00ebn\u00eb vet\u00eb popujt arab\u00eb, e cila inkuadrohet n\u00eb luft\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, dje kund\u00ebr nazizmit dhe sot kund\u00ebr imperializmit, k\u00ebta fituan lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb, krijuan dhe afirmuan shtetet e tyre sovrane. Mir\u00ebpo, duke qen\u00eb akoma shtete borgjeze dhe, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, duke pasur n\u00eb krye ende klika kapitalist\u00ebsh dhe feudal\u00ebsh mesjetar\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb mbajn\u00eb n\u00ebn shtypje t\u00eb eg\u00ebr popujt e tyre, por jan\u00eb vegla t\u00eb verbra dhe t\u00eb shitura tek imperialist\u00ebt anglez\u00eb dhe amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb jan\u00eb Mbreti i Jordanis\u00eb, brez pas brezi agjent i Anglis\u00eb, ish-Mbreti imam i Jemenit, ai i Arabis\u00eb Saudite, Hasani i Dyt\u00eb i Marokut, e t\u00eb tjer\u00eb. Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb aktualisht dy shtete gjoja t\u00eb pavarura, por q\u00eb n\u00eb realitet jan\u00eb kobure, i pari i amerikan\u00ebve dhe i dyti i anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb dy \u00e7erdhe t\u00eb rrezikshme, dy provokator\u00eb, dy qen roje t\u00eb imperializmit, q\u00eb rrezikojn\u00eb popujt arab\u00eb t\u00eb zhvillohen dhe t\u00eb forcojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Vazhdimisht Izraeli, ka provokuar vendet arabe, vazhdimisht krijon incidente kufitare me arm\u00eb, ai ka sulmuar RAB-in dhe Sirin\u00eb, ai ka tendenca zgjerimi dhe dominimi. Tani s\u00eb fundi provokoi Sirin\u00eb dhe p\u00ebrgatitet p\u00ebr luft\u00eb. Gjendja bie er\u00eb naft\u00eb dhe barut. Provokatori Izrael, ngjallet si krimb i ndyr\u00eb, kurdoher\u00eb kur cenohen interesat e monopoleve imperialiste n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Kjo ngjau, kur u shtet\u00ebzua kanali i Suezit nga RAB-i, kjo ngjet tani, kur k\u00ebrc\u00ebnohen interesat dhe rrug\u00ebt e koncesioneve t\u00eb naft\u00ebs t\u00eb monopoleve anglo-amerikane. K\u00ebtu q\u00ebndron thelbi i konfliktit midis imperialist\u00ebve dhe popujve arab\u00eb. Thelbi i konfliktit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb: heqja qafe sa m\u00eb shpejt e zgjedh\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr politiko- -ekonomike t\u00eb imperializmit. RAB-i, Siria, Iraku dhe Algjeria jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr Izraelit, por dhe kund\u00ebr aleat\u00ebve t\u00eb tij. A do t\u00eb goditen? Kjo s\u2019dihet p\u00ebr arsyet e njohura, por sidoqoft\u00eb RAB-i i q\u00ebroi nga Sinai trupat e OKB-s\u00eb, k\u00ebta xhandar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb mbronin interesat e amerikan\u00ebve n\u00eb Izrael. RAB-i k\u00ebrc\u00ebnon me bllokimin e ngushtic\u00ebs s\u00eb Tiranit, k\u00ebshtu q\u00eb i l\u00eb Izraelit, vet\u00ebm nj\u00eb port\u00eb t\u00eb hapur, at\u00eb t\u00eb Mesdheut.<\/p>\n<p>Imperialist\u00ebt amerikan\u00eb, anglez\u00eb dhe tradhtar\u00ebt revizionist\u00eb, jan\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje diplomatike. T\u00eb t\u00ebr\u00eb tundin deg\u00ebn e ullirit, t\u00eb t\u00ebr\u00eb qajn\u00eb p\u00ebr \u201cmbrojtjen e lirive dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb popujve\u201d, t\u00eb gjith\u00eb i shkruajn\u00eb her\u00eb nj\u00ebrit, her\u00eb tjetrit telegrame e mesazhe, por t\u00eb gjith\u00eb fshehin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, at\u00eb q\u00eb imperializmi amerikan, ai anglez, francez, revizionist\u00ebt sovjetik\u00eb dhe titist\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb zhurm\u00eb shurdhuese, nuk mbrojn\u00eb ve\u00e7se interesat e ndyr\u00eb t\u00eb tyre, n\u00eb kurriz t\u00eb popujve arab\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, hapur, apo n\u00eb prapaskena, po u b\u00ebjn\u00eb dhe do t\u2019u b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb mij\u00eb presione vendeve arabe q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen nga mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, t\u00eb kapitullojn\u00eb! Si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb ky shantazh, do ta shohim. OKB-ja dhe tani, Tito dhe Brezhnjevi, vazhdojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb rolin e tyre djall\u00ebzor, e me dy faqe, pse kan\u00eb frik\u00eb se po demaskohen.<\/p>\n<p>Titoja, si\u00e7 po duket, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qepaze para Naserit, pse nuk po b\u00ebn shum\u00eb zhurm\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u00abmiq\u00ebsis\u00eb\u00bb s\u00eb dikurshme. Naseri e ka kuptuar \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Titoja. Revizionist\u00ebt sovjetik\u00eb, aleat\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve, do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb luajn\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit me dy faqe, t\u00eb luajn\u00eb rolin e arbitrit n\u00eb mes arab\u00ebve dhe amerikano-anglez\u00ebve, t\u00eb luajn\u00eb rolin e dor\u00ebzuesit n\u00eb mes interesave amerikan\u00eb dhe atyre anglez\u00eb. Kuptohet \u00e7\u2019rol t\u00eb posht\u00ebr luajn\u00eb ata. Q\u00ebllimi kryesor dhe i vet\u00ebm i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00eb vendet arabe, t\u00eb ndajn\u00eb sferat e influenc\u00ebs, t\u00eb pengojn\u00eb luft\u00ebrat e drejta nacional\u00e7lirimtare dhe antiimperialiste. Ne kemi mbrojtur dhe do t\u00eb mbrojm\u00eb kauz\u00ebn e drejt\u00eb e antiimperialiste t\u00eb popujve arab\u00eb. Popujt arab\u00eb kan\u00eb par\u00eb, shohin dhe do t\u00eb shohin, se Shqip\u00ebria e vog\u00ebl socialiste nuk u trembet imperialist\u00ebve dhe revizionist\u00ebve dhe se tek ajo vendet arabe kan\u00eb dhe do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb mik t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe t\u00eb sinqert\u00eb e besnike n\u00eb dit\u00eb t\u00eb rnira dhe t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr ta.<\/p>\n<h3>E MARTE, 30 MAJ 1967 \u2013 SUGJERIME P\u00cbR SHTYPIN<\/h3>\n<p>I rekomandova Ramizit q\u00eb n\u00eb shtypin ton\u00eb t\u00eb ri trajtohen k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje:<\/p>\n<p>1-T\u00eb mb\u00ebshtetim popujt arab\u00eb, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr imperializmit amerikan dhe vegl\u00ebs s\u00eb tij Izraelit. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr politik\u00ebn e shtetit ton\u00eb pse, pavar\u00ebsisht nga regjimet aktuale, mb\u00ebshtetim popujt arab\u00eb, mbrojm\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tyre sovrane q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen nga imperialist\u00ebt amerikan\u00eb. Ne duhet t\u2019i mb\u00ebshtetim popujt arab\u00eb, pse ata jan\u00eb revolucionar\u00eb dhe ecin duke konsoliduar shtetet e tyre. Ata sot, rrojn\u00eb n\u00ebn regjime borgjeze demokratike, disa edhe feudale, por q\u00eb ndjenjat p\u00ebrparimtare t\u00eb tyre, po \u00e7ajn\u00eb p\u00ebrpara, dhe sidomos n\u00eb rezistenc\u00ebn q\u00eb ata jan\u00eb duke organizuar, kund\u00ebr intrigave dhe skllav\u00ebrimit politik dhe ekonomik t\u00eb t\u00eb huajve. Ekzistojn\u00eb aktualisht kontradikta n\u00eb mes RAB-it (Republika Arabe e Bashkuar) dhe amerikan\u00ebve, dhe \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se veprimi i drejt\u00eb i Naserit, lidhur me d\u00ebbimin e trupave t\u00eb OKB-s\u00eb dhe marrja n\u00eb kontroll e ngushtic\u00ebs s\u00eb Tiranit, i ka zem\u00ebruar amerikano-anglez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb presione, por s\u2019kan\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Naseri n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje fitoi, fitoi, gjithashtu, nga kjo fitore materiale, p\u00ebr t\u00eb realizuar, qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, unitetin e shum\u00eb shteteve arabe. Kjo natyrisht mund t\u00eb konsiderohet, si nj\u00eb disfat\u00eb politike p\u00ebr amerikano-anglez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt u izoluan provizorisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem dhe kan\u00eb ngelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pellg vet\u00ebm me Izraelin. Lufta e k\u00ebtyre do t\u00eb kufizohet, si\u00e7 duket n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb intrigash, presionesh, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb unitetin e krijuar arab dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb rrethimin e Izraelit. M\u00eb von\u00eb ata, n\u00eb qoft\u00eb se fitojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto drejtime, mund t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin ose t\u00eb bien n\u00eb ndonj\u00eb aventur\u00eb, por aventura do t\u2019u kushtoj\u00eb shtrenjt\u00eb, prandaj nuk e nxitin. Ata do t\u00eb k\u00ebnaqen h\u00ebp\u00ebrh\u00eb, pa prekur Izraelin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb luftojn\u00eb edhe sovjetik\u00ebt nga ana e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ata bashk\u00ebpunojn\u00eb me aleat\u00ebt e tyre amerikan\u00eb. Revizionist\u00ebt sovjetik\u00eb, natyrisht hiqen nga jasht\u00eb si miq t\u00eb arab\u00ebve, por arab\u00ebt e kuptojn\u00eb lodr\u00ebn e tyre dhe b\u00ebjn\u00eb sikur i besojn\u00eb \u201csinqeritetit\u201d t\u00eb ndihm\u00ebs sovjetike me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb konsolidojn\u00eb fitoren e tyre t\u00eb pare, t\u00eb cil\u00ebn revizionist\u00ebt sovjetik\u00eb nuk mund\u00ebn dot ta sabotonin (po ta kishin arritur k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb demaskoheshin plot\u00ebsisht p\u00ebrpara arab\u00ebve), se veprimi i Naserit ishte i zgjuar dhe i shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por RAB-i dhe arab\u00ebt e tjer\u00eb, e din\u00eb se sovjetik\u00ebt u vun\u00eb gur\u00eb n\u00eb rrota, p\u00ebr m\u00eb tej u k\u00ebshillojn\u00eb moderacion. Besoj se k\u00ebt\u00eb moderacion p\u00ebr m\u00eb tej, e kan\u00eb merak edhe vet\u00eb arab\u00ebt, pse k\u00ebto \u201ck\u00ebshillime\u201d t\u00eb sovjetik\u00ebve do t\u2019u kushtojn\u00eb shtrenjt\u00eb. Politika jon\u00eb ndaj arab\u00ebve, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata t\u00eb shohin, se ne na kan\u00eb miq besnik\u00eb, q\u00eb i mb\u00ebshtetim me t\u00eb gjitha forcat n\u00eb momentet e k\u00ebqija t\u00eb tyre. K\u00ebt\u00eb, ata e shohin dhe na e shprehu Naseri, n\u00eb mesazhin q\u00eb i d\u00ebrgoi shokut Haxhi Lleshi me k\u00ebt\u00eb rast. Q\u00ebndrimi yn\u00eb i drejt\u00eb demaskoi nj\u00ebkoh\u00ebsisht sovjetik\u00ebt dhe titist\u00ebt. K\u00ebta t\u00eb fundit s\u2019po flasin. Titoja, \u201cmiku i sinqert\u00eb\u201d i dikursh\u00ebm i RAB-it, u tregua me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si\u00e7 ishte: miku i v\u00ebrtet\u00eb i amerikan\u00ebve. Kudo ku jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb interesat e amerikan\u00ebve, Titoja hesht, ose mban vet\u00ebm an\u00ebn e tyre. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb drejt\u00eb tonin RAB-i dhe vendet arabe, nuk do ta harrojn\u00eb kurr\u00eb dhe kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ne.<\/p>\n<h3>E HENE, 5 QERSHOR 1967 \u2013 IZRAELI SULMON EGJIPTIN<\/h3>\n<p>Sot n\u00eb or\u00ebn 60\u00b0 t\u00eb m\u00ebngjesit, forcat agresore izraelite, sulmuan Egjiptin. Filloi lufta midis tyre. T\u00eb shkat\u00ebrrohet sionizmi, kjo agjentur\u00eb e imperialist\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme! Ne do t\u00eb mbrojm\u00eb popujt arab\u00eb.<\/p>\n<h3>E MARTE, 6 QERSHOR 1967 \u2013 MBI LUFT\u00cbN N\u00cb MES ARAB\u00cbVE DHE IZRAELIT<\/h3>\n<p>Dje n\u00eb m\u00ebngjes filloi lufta midis arab\u00ebve dhe Izraelit. T\u00eb dyja pal\u00ebt akuzojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen se kush e filloi at\u00eb e para. Por me siguri, i pari luft\u00ebn, e filloi Izraeli. Ai e ka b\u00ebr\u00eb zakon provokacionin, ai provokoi edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e kanalit t\u00eb Suezit dhe i pari sulmoi edhe para padron\u00ebve t\u00eb tij anglo-francez\u00eb. Arab\u00ebt natyrisht, e kishin shtet\u00ebzuar kanalin dhe ishin n\u00eb gatishm\u00ebri. Q\u00ebllimet e RAB-it dhe t\u00eb shteteve t\u00eb tjera arabe, njihen, pse jan\u00eb deklaruar hapur. N\u00eb fakt Izraeli, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i krijuar nga imperializmi dhe sionizmi bot\u00ebror, duke p\u00ebrdorur diaspor\u00ebn izraelite. Asnj\u00eb q\u00ebllim altruist, ose i bazuar n\u00eb ndjenjat nacionale, nuk i ka shtyr\u00eb as imperialist\u00ebt anglez\u00eb, as ata amerikan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar shtetin e Izraelit. Q\u00ebllimet e tyre, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura, me interesat e tyre grabitqar\u00eb, ekonomik\u00eb dhe strategjik\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme, p\u00ebr t\u00eb ruajtur bazat e tyre, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb qend\u00ebr diversioni, n\u00eb gjirin e shteteve arabe.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kondita Izraeli u krijua, sidomos me emigrant\u00eb polak\u00eb, ukrainas, rumun\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb iu bashkuan kontingjentit \u00e7ifut vend\u00ebs dhe t\u00eb ardhur edhe nga vendet e tjera. Shteti i Izraelit, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sundimin e reaksionit sionist dhe amerikan. Taktika agresive e Izraelit, \u00ebsht\u00eb tipike si ajo e amerikan\u00ebve. Ata sulmuan t\u00eb par\u00ebt p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb \u201crrethimin\u201d, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kufijt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb avancuar n\u00eb kanalin e Suezit, \u00ebndrra dhe lakmia e p\u00ebrjetshme e imperialist\u00ebve. Kush ka kanalin e Suezit, ka Egjiptin, ka n\u00ebn zgjedh\u00eb ky\u00e7in e nj\u00eb vije jetike kalimi, p\u00ebr tri kontinente. Ve\u00e7an\u00ebrisht ne, me mbylljen e kanalit, izolohemi nga Kina, dhe n\u00eb fakt gjat\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebve, do t\u00eb na v\u00ebshtir\u00ebsohen furnizimet. Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kujdes n\u00eb kalim. Prandaj lufta \u00e7lirimtare e RAB-it dhe e arab\u00ebve, \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve. Tani duhet t\u00eb ndjekim me kujdes dhe me vigjilenc\u00eb zhvillimin e luftimeve. Izraeli n\u00eb koh\u00ebt e para, do t\u00eb ket\u00eb ndihm\u00ebn masive por t\u00eb maskuar, t\u00eb aviacionit amerikan dhe anglez, q\u00eb do t\u00eb godasin pa m\u00ebshir\u00eb qendrat jetike t\u00eb RAB-it dhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera arabe. Nga ana tjet\u00ebr demagogjia n\u00eb OKB, n\u00eb Mosk\u00eb e n\u00eb Vatikan do t\u2019i bjer\u00eb me t\u00eb madhe daulles s\u00eb shpuar.<\/p>\n<h3>E MART\u00cb, 6 QERSHOR 1967 \u2013 N\u00cb FRONTIN IZRAELITO \u2013 EGJIPTIAN<\/h3>\n<p>Forcat ushtarake agresore t\u00eb Izraelit, po p\u00ebrparojn\u00eb me shpejt\u00ebsi n\u00eb Sinai. Ua shkat\u00ebrruan egjiptian\u00ebve aviacionin e tyre ushtarak.<\/p>\n<h3>E M\u00cbRKUR\u00cb, 7 QERSHOR 1967 \u2013 IZRAELIT\u00cbT I AFROHEN KANALIT T\u00cb SUEZIT<\/h3>\n<p>Forcat agresore ushtarake t\u00eb Izraelit, po i afrohen `kanalit t\u00eb Suezit dhe po e rrezikojn\u00eb at\u00eb. Forcat ushtarake egjiptiane, nuk qenkan gj\u00eb. Jan\u00eb si italian\u00ebt dhe rumun\u00ebt.<\/p>\n<h3>E M\u00cbRKUR\u00cb, 7 QERSHOR 1967 \u2013 REVIZIONIST\u00cbT SOVJETIK\u00cb, I LAN\u00cb N\u00cb BALT\u00cb ARAB\u00cbT<\/h3>\n<p>Pa dyshim arab\u00ebt, do ta aprovonin tradhtin\u00eb e revizionist\u00ebve sovjetik\u00eb. Ata u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb arab\u00ebve material t\u00eb vjet\u00ebr luftarak dhe amerikan\u00ebt, jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb dijeni t\u00eb potencialit ushtarak egjiptian. Izraelit\u00ebt godit\u00ebn, si\u00e7 duket p\u00ebr vdekje, aviacionin egjiptian, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebta, sipas komunikatave, po t\u00ebrhiqen drejt Kanalit, t\u00eb ndjekur nga forcat izraelite. Aviacioni amerikan, i ka ndihmuar fuqimisht izraelit\u00ebt, pse edhe k\u00ebta pat\u00ebn humbje t\u00eb mira n\u00eb aviacion. Sidoqoft\u00eb, ata ka kush i furnizon, rroft\u00eb Daj Sami p\u00ebr ta. Kurse sovjetik\u00ebt, si\u00e7 e kemi parashikuar, i lan\u00eb dhe po i l\u00ebn\u00eb n\u00eb lluc\u00eb arab\u00ebt, ata nuk u japin avion\u00eb, ose u japin disa \u201cMig-17\u201d t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cshko e b\u00ebn harakiri n\u00eb qiell\u201d. Nj\u00eb ambasador egjiptian, b\u00ebri sondazhe te nj\u00eb ambasador yni, duke i th\u00ebn\u00eb se; \u201cqeveria egjiptiane i k\u00ebrkoi flot\u00ebs sovjetike, t\u00eb dilte n\u00eb Mesdhe dhe ajo e pranoi, por u tha se nuk kam ku ankorohem, ve\u00e7se n\u00eb bregdetin shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Ambasadori yn\u00eb i dha p\u00ebrgjigjen e duhur. Qeveria egjiptiane, ka mund\u00ebsi q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, por ne do ta hedhim posht\u00eb dhe do t\u00eb demaskojm\u00eb q\u00ebllimet e sovjetik\u00ebve. Dje i dhash\u00eb urdh\u00ebr Shtatmadhoris\u00eb, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb n\u00eb bregdet, p\u00ebr \u00e7do eventualitet t\u00eb papritur, nga bandit\u00ebt revizionist\u00eb sovjetik\u00eb. Asgj\u00eb nuk duhet t\u00eb na gjej\u00eb n\u00eb befasi. Do t\u00eb valoj\u00eb topi dhe torpila, po t\u00eb tentojn\u00eb ndonj\u00eb aventur\u00eb; brigjet e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb preken. Kush tenton, do t\u00eb gjej\u00eb vdekjen dhe disfat\u00ebn. Por, pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto masa, i dhash\u00eb detyra shtypit, t\u00eb b\u00ebj\u00eb dy-tre artikuj demaskues p\u00ebr sovjetik\u00ebt, si p\u00ebrgjigje indirekte Naserit, t\u00eb cilit t\u2019i pritet oreksi, po t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebr mend t\u00eb na b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, e aprovuar dje mbr\u00ebma me unanimitet, n\u00ebn ujdin\u00eb e plot\u00eb amerikano-sovjetike, p\u00ebr t\u00eb pushuar lufta, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Tashkent i dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradhti e revizionist\u00ebve sovjetik\u00eb, q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb dallim p\u00ebr agresorin izraelit dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat sovrane t\u00eb Egjiptit n\u00eb gjirin e Akabas\u00eb.<\/p>\n<p>Sovjetik\u00ebt jan\u00eb n\u00eb ujdi t\u00eb plot\u00eb me amerikan\u00ebt, por ata po demaskohen keqas. Nj\u00eb gj\u00eb po fitohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, pavar\u00ebsisht nga rrjedhimet dhe fatet q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb kjo luft\u00eb: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe revizionist\u00ebt sovjetik\u00eb, po demaskohen, po urrehen dhe po goditen nga popujt. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb habit. Mbrojtja e dob\u00ebt e RAB-it. Ajo u trondit brenda nj\u00eb dite. Me sa duket udh\u00ebheq\u00ebsit e RAB-it, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebngla se organizim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pse popullit trim\u00ebria nuk i mungon. Tash po p\u00ebrs\u00ebritet pik\u00eb p\u00ebr pike, sulmi mbi kanalin m\u00eb 1956. Edhe at\u00ebher\u00eb egjiptian\u00ebt, ishin t\u00eb paorganizuar dhe vet\u00ebm. Po tash? \u00c7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe?! Dreqi t\u2019i marr\u00eb borgjez\u00ebt! Ne mbrojm\u00eb kauz\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb popujve arab\u00eb dhe jo t\u00eb tyren! Mbyllja e Kanalit t\u00eb Suezit nga ana e Egjiptit, natyrisht ne na d\u00ebmton shum\u00eb dhe nuk e dim\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb thirra shok\u00ebt e Planit dhe t\u00eb Tregtis\u00eb dhe i porosita q\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb tok, \u00e7far\u00eb presim t\u00eb na vijn\u00eb nga Kina, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 4-5-mujore dhe t\u00eb ma paraqiten masa e propozime konkrete, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Do ta provojm\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb bllokad\u00eb dhe me siguri do ta kap\u00ebrcejm\u00eb. Do t\u00eb mobilizojm\u00eb totalisht popullin, q\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mos na humbas\u00eb nga prodhimet bujq\u00ebsore, t\u00eb grumbullohen dhe t\u00eb futen shpejt n\u00eb depo. T\u2019u b\u00ebhen totalisht sh\u00ebrbimet bim\u00ebve dhe tok\u00ebs; t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kursime dhe po t\u00eb jet\u00eb nevoja; edhe t\u00eb shtr\u00ebngohemi. Popullin e kemi trim, sypatrembur, heroik dhe sakrifikon \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e atdheut. Atje ku i thot\u00eb Partia, ai hidhet n\u00eb zjarr.<\/p>\n<h3>E M\u00cbRKURE, 7 QERSHOR 1967 \u2013 REVIZIONIST\u00cbT SOVJETIK\u00cb \u2013 TRADHTAR\u00cb TE \u00c7\u00cbSHTJES S\u00cb POPUJVE ARAB\u00cb<\/h3>\n<p>Iu d\u00ebrgua gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d, artikulli me titull: \u201cRevizionist\u00ebt sovjetik\u00eb \u2014 tradhtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb popujve arab\u00eb\u201d N\u00eb artikull \u00ebsht\u00eb marr\u00eb shkas, nga \u2018aprovimi n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit i nj\u00eb rezolute anti-arabe, q\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr pushim zjarri, pik\u00ebrisht kur vendet arabe i jan\u00eb n\u00ebnshtruar agresionit ushtarak t\u00eb Izraelit. K\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb, e aprovuan edhe sovjetik\u00ebt. Artikulli, me t\u00eb cilin ne mb\u00ebshtetim luft\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb popujve arab\u00eb, do t\u00eb botohet nes\u00ebr.<\/p>\n<h3>E ENJTE, 8 QERSHOR 1967 \u2013 NASERI PRANON PUSHIMIN E ZJARRIT<\/h3>\n<p>Agjencit\u00eb e lajmeve njoftojn\u00eb se Naseri, pranoi pushimin e zjarrit nga agresor\u00ebt izraelit\u00eb. \u00c7\u2019turp i madh! Nuk rezistoi dot as tri dit\u00eb borgjezi, llafazani, frikamani dhe tradhtari i popullit egjiptian.<\/p>\n<h3>E ENJTE, 8 QERSHOR 1967 \u2013 TITOJA, AGJENT I AMERIKAN\u00cbVE DHE MIK I RREM\u00cb I POPUJVE ARAB\u00cb, KA LIDHUR DUART!<\/h3>\n<p>B\u00ebra skem\u00ebn dhe shkrova disa teza n\u00eb form\u00ebn e sh\u00ebnimeve t\u00eb zgjeruara, p\u00ebr nj\u00eb artikull q\u00eb mendoj ta botojm\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, kund\u00ebr veprimtaris\u00eb pro-imperialiste e sabotuese anti-arabe, t\u00eb renegatit Tito 1. \u2013 Zhurma e madhe e Titos e \u201cmiq\u00ebsis\u00eb\u201d ndaj popujve arab\u00eb, ishte nj\u00eb blof fund e krye, po nj\u00eb blof me q\u00ebllime t\u00eb caktuara. 2. \u2013 Titos, agjentit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb anglo-amerikan\u00ebve, i ishte ngarkuar nga Uashingtoni, misioni t\u00eb krijonte forc\u00ebn e tret\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb ta vinte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb imperialist\u00ebve amerikan\u00eb. \u2013 Q\u00ebllimi i Titos dhe i amerikan\u00ebve, ishte q\u00eb shtetet e lira, t\u00eb pavarura e sovrane, q\u00eb luftonin p\u00ebr konsolidimin e lirive t\u00eb tyre t\u00eb fituara me sakrifica e me gjak, t\u2019i n\u00ebnshtronte politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, te kolonialist\u00ebt e rinj amerikan\u00eb. \u2013 Titoja b\u00ebri buj\u00eb, dredhi, mbledhje e kongrese, u krekos si gjel, u hoq mik i Nehrus\u00eb, i Sukarnos, i Nkrum\u00ebs e i presidentit Naser. \u2013 Titoja, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, e n\u00ebn k\u00ebt\u00eb mask\u00eb, spiunonte n\u00eb favor t\u00eb amerikan\u00ebve, tatonte pulset, kurdiste sabotazhe, nxiste fraksione.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i futur k\u00ebto shtete n\u00eb suaz\u00ebn e amerikan\u00ebve, ai p\u00ebrdorte dy rrug\u00eb: o me tradhti e me iluzione, ose me pu\u00e7e me kund\u00ebrrevolucione. Me t\u00eb par\u00ebn, amerikan\u00ebt s\u2019ia arrit\u00ebn dot, prandaj vun\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb dyt\u00ebn: me vdekjen e Nehruit, b\u00ebn\u00eb e po b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb India, t\u00eb mos bjer\u00eb n\u00ebn ndikimin sovjetik; n\u00eb Indonezi, gjeneral\u00ebt e reaksionit t\u00eb bardh\u00eb, e rr\u00ebzuan Sukarnon; pu\u00e7i i komplotist\u00ebve n\u00eb Gan\u00eb, n\u00ebn drejtimin e amerikan\u00ebve, e rr\u00ebzoi Nkrum\u00ebn. Roli i Titos n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje, ishte ai i spiunit, i provokatorit, i organizatorit t\u00eb pu\u00e7eve n\u00eb favor t\u00eb amerikan\u00ebve. \u2013 Mbeteshin presidenti Naser dhe RAB-i. K\u00ebtu Titos dhe amerikan\u00ebve, u hasi sharra n\u00eb gozhd\u00eb. Planet e tyre nuk realizoheshin. Naserin, ata nuk mund\u00ebn dot as ta g\u00ebnjenin, as ta futnin n\u00eb kurth dhe as ta rr\u00ebzonin. \u2013 Titoja filloi t\u00eb ftohet me Naserin dhe ky e kuptoi \u00e7\u2019g\u00ebnjeshtar, \u00e7\u2019tradhtar, ishte Titoja dhe \u00e7\u2019plane thurte n\u00eb kurriz t\u00eb RAB-it dhe t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb. Titos, iu demaskua lodra djall\u00ebzore n\u00eb RAB.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt k\u00ebtu, nuk pat\u00ebn sukses si n\u00eb Indonezi dhe n\u00eb Gan\u00eb. At\u00ebher\u00eb, k\u00ebta e lan\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht kart\u00ebn Tito dhe vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje kart\u00ebn Moshe Dajan, kart\u00ebn e Izraelit. RAB-i dhe popujt arab\u00eb, po b\u00ebheshin nj\u00eb rrezik p\u00ebr imperializmin amerikan dhe at\u00eb anglez, prandaj k\u00ebta p\u00ebrdor\u00ebn k\u00ebt\u00eb here, jo diversionin titist, po sulmin e armatosur izraelit. \u2014 Faktet dhe historia v\u00ebrtetuan at\u00eb, q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Partia jon\u00eb, dhjet\u00ebra vjet me radh\u00eb, se; titizmi nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb agjentur\u00eb e ndyr\u00eb, e amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 Gjith\u00eb popujt, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht popujt arab\u00eb, e pan\u00eb vet\u00eb \u00e7\u2019ishte Titoja p\u00ebr ta dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb titizmi, prandaj shkelmojn\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb miq t\u00eb till\u00eb. \u2014 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs d\u00ebshtuan n\u00eb demagogjin\u00eb e parull\u00ebs s\u00eb \u201cforc\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d. Ato donin t\u2019i kishin plot\u00ebsisht n\u00ebn thundr\u00ebn e vet, popujt dhe shtetet e pavarura.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb u duhet Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u201cforca e tret\u00eb\u201d, kurse forc\u00ebn e dyt\u00eb, revizionist\u00ebt modern, me ata sovjetik\u00eb n\u00eb krye, e kan\u00eb futur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vet dhe me t\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb rob\u00ebrojn\u00eb popujt, t\u2019i g\u00ebnjejn\u00eb ata dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ligjin, e dy fuqive n\u00eb bot\u00eb. \u2013 Mir\u00ebpo popujt, jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe luftojn\u00eb. Popujt arab\u00eb, jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr imperializmit amerikan dhe reaksionit, kund\u00ebr padronit t\u00eb Titos. Ky, si ai miu i ndyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb strukur n\u00eb vrim\u00ebn e Brionit dhe atje pret t\u00eb kaloj\u00eb furtuna e par\u00eb.<\/p>\n<p>E ENJTE, 8 QERSHOR 1967 \u2013 P\u00cbRSE SOVJETIK\u00cbT, NUK PO E NDIHMOJN\u00cb RAB-IN?!<\/p>\n<h3>Sh\u00ebnime<\/h3>\n<p>Amerikan\u00ebt u japin avion\u00eb izraelit\u00ebve dhe vet\u00eb, me avion\u00ebt e tyre, bombardojn\u00eb forcat arabe. Sovjetik\u00ebt, k\u00ebta miq fals dhe t\u00eb pabes\u00eb, nuk i japin asnj\u00eb avion RAB-it. Pse? Jan\u00eb n\u00eb ujdi t\u00eb plot\u00eb me amerikan\u00ebt. Duan q\u00eb RAB-i, t\u00eb kapitulloj\u00eb p\u00ebrpara amerikano-izraelit\u00ebve. Duan q\u00eb RAB-i dhe gjith\u00eb popujt arab\u00eb, t\u00eb ulin kok\u00ebn n\u00ebn zgjedh\u00ebn politike dhe ekonomiko-ushtarake amerikano-sovjetike. Sovjetik\u00ebt duan q\u00eb RAB-in, ta posht\u00ebrojn\u00eb dhe ta futin n\u00eb zon\u00ebn e influenc\u00ebs s\u00eb tyre, duke u l\u00ebn\u00eb dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb anglo-amerikan\u00ebve n\u00eb Siri, n\u00eb Liban, n\u00eb Jordani, n\u00eb Irak, n\u00eb Jemen e gjetk\u00eb. Duan t\u00eb shuajn\u00eb revolucionet dhe luft\u00ebrat \u00e7lirimtare t\u00eb popujve t\u00eb Afrik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt popujt arab\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e konsiderueshme. Revizionist\u00ebt sovjetik\u00eb, v\u00ebrtetuan se jan\u00eb kapitullues, agjentur\u00eb e kapitalit kolonialist, aleat\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sabotator\u00eb dhe zjarrfik\u00ebs t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb drejta \u00e7lirimtare. Revizionist\u00ebt hrushovian\u00eb, tradhtuan Kub\u00ebn dhe u b\u00ebjn\u00eb sot asaj dhe popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs Latine, nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb posht\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Revizionist\u00ebt hrushovjan\u00eb, tradhtojn\u00eb Vietnamin, b\u00ebjn\u00eb gjith\u00eb at\u00eb zhurm\u00eb, se gjoja i ndalon Kina t\u2019u d\u00ebrgojn\u00eb arm\u00eb. Po q\u00eb t\u2019u d\u00ebrgojn\u00eb aeroplan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe me shumic\u00eb popujve arab\u00eb, Kina i ndalon? Jo, popuj arab\u00eb, mos u zini asnj\u00eb bes\u00eb tradhtar\u00ebve revizionist\u00eb, q\u00eb kan\u00eb tradhtuar vendin e tyre dhe jo t\u00eb mos ju tradhtojn\u00eb ju. Mos e lejoni veten t\u00eb futeni n\u00eb kombinimet e tyre, tradhtare diplomatike, se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb kurdisura kund\u00ebr jush. Mos pranoni pushimin e zjarrit. Ju do t\u00eb fitoni, trim\u00ebria e popujve tuaj, \u00ebsht\u00eb legjendare. Mos keni frik\u00eb nga kurrkush.<\/p>\n<p>Historia do t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb armiqt\u00eb tuaj dhe tan\u00ebt dhe k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim t\u00eb tmerrsh\u00ebm, do t\u2019ua shkaktojm\u00eb ne me luft\u00eb t\u00eb pareshtur, e pa kompromis. Ju fituat m\u00eb 1956 dhe k\u00ebrc\u00ebnimi i Hrushovit, se gjoja do t\u00eb godiste armiqt\u00eb e Egjiptit me raketa, ishte nj\u00eb blof. Luft\u00ebn p\u00ebr Kanalin, e fituat vet\u00eb, me zot\u00ebsin\u00eb dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb tuaj. Gjesti i Hrushovit, ishte fals.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetoi Kuba, k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton tradhtia e k\u00eblysh\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb la pas, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm nuk u japin aeroplan\u00eb popujve arab\u00eb, por k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i futin n\u00eb kurth, ashtu si k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb futin n\u00eb kurth, Vietnamin. Revizionist\u00ebve sovjetik\u00eb dhe imperialist\u00ebve amerikan\u00eb, nuk u leverdisin luft\u00ebrat e drejta \u00e7lirimtare, pse ata shohin n\u00eb to, demaskimin dhe vdekjen e tyre. Prandaj ne, popujt, duhet t\u2019ua prishim planet djall\u00ebzore. Revolucioni, nuk mund t\u00eb shuhet dhe ju popuj arab\u00eb, q\u00eb tash po luftoni p\u00ebr kauz\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb drejtave tuaja, jini n\u00eb revolucion. Revolucioni, do t\u2019i p\u00ebrlaj\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i\/\u00a0Memorie.al publikon disa dokumente arkivore, t\u00eb nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Enver Hoxha, i cili n\u00eb ditarin e tij politik, q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohe, duke filluar nga maji i vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17786,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17785","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-latest-articles"],"blocksy_meta":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Dashnor Kalo\u00e7i\/\u00a0Memorie.al publikon disa dokumente arkivore, t\u00eb nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Enver Hoxha, i cili n\u00eb ditarin e tij politik, q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohe, duke filluar nga maji i vitit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-01T23:40:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-01T23:42:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"907\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"572\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"miti\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"miti\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785\"},\"author\":{\"name\":\"miti\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8\"},\"headline\":\"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje\",\"datePublished\":\"2025-03-01T23:40:46+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-01T23:42:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785\"},\"wordCount\":4537,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg\",\"articleSection\":[\"Latest Articles\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785\",\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785\",\"name\":\"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg\",\"datePublished\":\"2025-03-01T23:40:46+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-01T23:42:07+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg\",\"width\":907,\"height\":572},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8\",\"name\":\"miti\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"miti\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/inhealthyzone.com\"],\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?author=1\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje -","og_description":"Nga Dashnor Kalo\u00e7i\/\u00a0Memorie.al publikon disa dokumente arkivore, t\u00eb nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Enver Hoxha, i cili n\u00eb ditarin e tij politik, q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohe, duke filluar nga maji i vitit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785","article_published_time":"2025-03-01T23:40:46+00:00","article_modified_time":"2026-03-01T23:42:07+00:00","og_image":[{"width":907,"height":572,"url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"miti","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"miti","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785"},"author":{"name":"miti","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8"},"headline":"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje","datePublished":"2025-03-01T23:40:46+00:00","dateModified":"2026-03-01T23:42:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785"},"wordCount":4537,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg","articleSection":["Latest Articles"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785","url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785","name":"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg","datePublished":"2025-03-01T23:40:46+00:00","dateModified":"2026-03-01T23:42:07+00:00","author":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#primaryimage","url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg","contentUrl":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_5-2.jpg","width":907,"height":572},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=17785#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/inhealthyzone.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ditari i Enver Hoxh\u00ebs: Izraeli dhe Jordania, jan\u00eb dy kobure t\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, n\u00eb drejtim t\u00eb popujve arab\u00eb, dy provokator\u00eb, dy qen roje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website","url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8","name":"miti","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g","caption":"miti"},"sameAs":["https:\/\/inhealthyzone.com"],"url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?author=1"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17785"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17785\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17787,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17785\/revisions\/17787"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17786"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}