{"id":18135,"date":"2025-03-04T15:09:56","date_gmt":"2025-03-04T15:09:56","guid":{"rendered":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135"},"modified":"2026-03-04T16:04:43","modified_gmt":"2026-03-04T16:04:43","slug":"populli-ushtar-si-e-mbushi-kina-shqiperine-komuniste-me-tanke-avione-e-bunkere-vendi-me-i-armatosur-i-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135","title":{"rendered":"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<h3>P\u00cbLLUMB VREKA<\/h3>\n<p>Viti 1945. Shqip\u00ebria doli nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me armatime e pajisje t\u00eb trash\u00ebguara nga trofet\u00eb e ushtrive italiane e gjermane. Nga italian\u00ebt pati m\u00eb shum\u00eb trofe, ku p\u00ebrve\u00e7 armatimeve t\u00eb lehta si topa e mitraloza, mortaja e pushk\u00eb, trash\u00ebguam edhe autoblinda t\u00eb lehta tip \u201cSPA\u201d me mitraloza \u201cBREDA\u201d. K\u00ebto autoblinda, t\u00eb kapura apo t\u00eb dor\u00ebzuara nga kapitullimi i ushtris\u00eb italiane ishin n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ato u fut\u00ebn n\u00eb p\u00ebrdorim nga partizan\u00ebt kund\u00ebr vet\u00eb italian\u00ebve, por edhe gjerman\u00ebve.<\/p>\n<h3>PAK HISTORI<\/h3>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs partizan\u00ebt shtin\u00eb n\u00eb dor\u00eb disa autoblinda \u201cSPA\u201d si edhe nj\u00eb tank gjerman \u201cTIG\u00cbR\u201d. Kur divizioni italian \u201cFIRENCE\u201d kapitulloi, i gjith\u00eb armatimi s\u00eb bashku me nj\u00eb autoblind\u00eb u mor\u00ebn n\u00eb dor\u00ebzim nga partizan\u00ebt. Autoblinda u vu direkt n\u00eb pun\u00eb kund\u00ebr forcave italiane q\u00eb nuk donin t\u00eb dor\u00ebzoheshin. Manovrator i saj ishte italiani me emrin Mario. \u00c7. Ky e p\u00ebrdori pa nd\u00ebrprerje deri n\u00eb n\u00ebntor 1943 kur e shkat\u00ebrruan gjerman\u00ebt me mortaja. Bashk\u00eb me t\u00eb u vra edhe vet\u00eb Mario. Megjithat\u00eb, mitralozin q\u00eb kishte sip\u00ebr tip \u201cBREDA\u201d, i pad\u00ebmtuar e mor\u00ebn forcat partizane. Nd\u00ebrsa divizioni italian i Patosit nuk pranoi t\u00eb dor\u00ebzohej. At\u2019here, Mehmet Shehu urdh\u00ebroi rrethimin dhe asgj\u00ebsimin e tij. Pas luftimeve t\u00eb ashpra dhe humbjeve t\u00eb shumta divizioni i Patosit u dor\u00ebzua pa kushte. S\u00eb bashku me trupat, natyrisht q\u00eb u kap edhe nj\u00eb sasi e madhe armatimi. S\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb armatim, u dor\u00ebzua nga italian\u00ebt edhe nj\u00eb autoblind\u00eb \u201cSPA\u201d.<\/p>\n<p>Partizan\u00ebt e shfryt\u00ebzuan autoblind\u00ebn n\u00eb luftime kund\u00ebr gjerman\u00ebve. Pozicioni i k\u00ebsaj autoblinde n\u00eb qaf\u00ebn e Kashit frenoi m\u00eb s\u00eb miri avancimin e trupave gjermane duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi forcave partizane t\u00eb largoheshin pa humbje. Mir\u00ebpo gjat\u00eb manovrimeve, autoblind\u00ebn e fut\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebkalimin e fshatrave Greshic\u00eb e Fratar, ku edhe mbeti p\u00ebr munges\u00eb karburanti. Por p\u00ebr t\u00eb mos ua l\u00ebn\u00eb n\u00eb duar gjerman\u00ebve, forcat partizane e shkat\u00ebrruan at\u00eb duke e nxjerr\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit, pasi i kishin \u00e7montuar m\u00eb par\u00eb mitralozin \u201cBREDA\u201d. N\u00eb zon\u00ebn Pez\u00eb-Ndroq, forcat partizane kap\u00ebn nj\u00eb tank gjerman \u201cTIG\u00cbR-1\u201d, t\u00eb cilin vendos\u00ebn ta fusnin n\u00eb luftime po kund\u00ebr gjerman\u00ebve. Plani d\u00ebshtoi sepse gjerman\u00ebt me an\u00ebn e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, mor\u00ebn informacion se ku strehohej tanku dhe kryen nj\u00eb operacion p\u00ebr rimarrjen e tij. Kjo nuk ndodhi, tanku i maskuar shum\u00eb mir\u00eb nga partizan\u00ebt e fshatar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb \u201cgrop\u00eb\u201d breg lumi, ulluk mbeti n\u00eb duar t\u00eb partizan\u00ebve. N\u00eb vitin 1975, ky tank gjerman dhe nj\u00eb tank italian, u vendos\u00ebn n\u00eb sheshin para muzeut t\u00eb tankeve \u201cMyslym Keta\u201d n\u00eb Zall-Herr si trofe model t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve.<\/p>\n<h3>HISTORIA E PAS LUFT\u00cbS- ARMATOSJA<\/h3>\n<p>Kompania e par\u00eb e tankeve u krijua n\u00eb 1 prill 1946. Komandant i saj ishte Nasi Mandi dhe kishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje n\u00ebnt\u00eb tanke italian\u00eb \u201cSPA\u201d dhe nj\u00eb Diaga\u00e7 gjerman. N\u00eb 10 Korrik 1948 u zhvillua parada e par\u00eb me mjete luftarake ku u paraqit\u00ebn edhe tanket T34. Ky ishte nj\u00eb tank sovjetik, \u201cmbreti\u201d i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, i manovruesh\u00ebm, i shpejt dhe me nj\u00eb top tet\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb milimetra. Ky tank shpartalloi tanket gjerman\u00eb TIG\u00cbR-1, TIG\u00cbR-2 dhe TIG\u00cbR-3 t\u00eb cil\u00ebt ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe aspak t\u00eb manovruesh\u00ebm. N\u00eb vitin 1955, krijohet \u201cTraktati i Varshav\u00ebs\u201d si kund\u00ebrpesh\u00eb e vendeve per\u00ebndimore ndaj \u201cPakti i Atlantikut (NATO). Shqip\u00ebria v\u00ebrtet u b\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebtij traktati, por koha e \u201cBaba Stalinit\u201d kishte ikur me vdekjen e tij n\u00eb mars 1953.<\/p>\n<p>Pushtetin n\u00eb BRRS e kishte marr\u00eb Nikita Hrushovi, me t\u00eb cilin Partia e Pun\u00ebs dhe personalisht Enver Hoxha do t\u00eb kacafyteshin p\u00ebr dy arsye. E para se Enveri nuk do t\u00eb ishte dakord kurrsesi me goditjen q\u00eb i b\u00ebri Hrushovi figur\u00ebs s\u00eb Stalinit duke e akuzuar p\u00ebr gjenocid e raprezalje kund\u00ebr popullsis\u00eb q\u00eb kishte mbajtur, sipas tij, t\u00eb n\u00ebnshtruar me terror t\u00eb papar\u00eb. E dyta, ishte se n\u00eb Mbledhjen e 81 Partive Komunist\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb sall\u00ebn Georgievskaja, Hrushovi sulmoi po ashtu shum\u00eb ashp\u00ebr edhe Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs. E cila edhe kjo nuk ishte dakord me denigrimin e figur\u00ebs s\u00eb Stalinit. N\u00eb fakt, n\u00eb luft\u00ebn me japonez\u00ebt, Kina u ndihmua shum\u00eb nga Stalini, i cili d\u00ebrgoi n\u00eb Lindjen e Larg\u00ebt miliona ushtar\u00eb e mij\u00ebra tanke T-34 p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Kin\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn Japonis\u00eb militariste.<\/p>\n<p>Kina u mbrojt me forca n\u00eb mbledhje nga Enveri i cili e shihte Kin\u00ebn si nj\u00eb vend komunist q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohej diktatit t\u00eb Partis\u00eb Bolshevike t\u00eb Bashkimit Sovjetik t\u00eb Hrushovit. Aq t\u00eb forta ishin p\u00ebrplasjet me Hrushovin, saq\u00eb delegacioni shqiptar, n\u00ebn kujdesin e organizuar nga Kadri Hazbiu, n\u00ebn masa t\u00eb forta sigurie, nga frika e ndonj\u00eb atentati u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026 me tren! N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kinez\u00ebt mb\u00ebshtetjen e Shqip\u00ebris\u00eb e vler\u00ebsuan n\u00eb mas\u00eb, duke premtuar ndihma ekonomike-ushtarake, fillimisht pa interes e pa pagesa.<\/p>\n<p>Pas tre vjet divergjencash e p\u00ebrplasjesh, marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Sovjetik n\u00eb vitin 1961 u prish\u00ebn. U nd\u00ebrpren\u00eb edhe ndihmat ekonomike, se ushtarake nuk kishte pasur. Bashkimi Sovjetik nuk i dha ndihma ushtare Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr arsye se n\u00eb Mbledhjen e Jalt\u00ebs, Shqip\u00ebria u quajt \u201cdomen\u201d i BRSS. Kjo do t\u00eb thoshte se ombrella ushtarake e Bashkimit Sovjetik, mbronte edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb Shqip\u00ebria trash\u00ebgoi vet\u00ebm nj\u00eb kompani tankesh T-34 t\u00eb ardhur nga Jugosllavia. Pavar\u00ebsisht se ne ishim an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, de fakto nuk na pyeste njeri. N\u00eb mbledhjet e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs emri i Shqip\u00ebris\u00eb figuron vet\u00ebm n\u00eb list\u00eb, se potencial ekonomik dhe ushtarak nuk kishim. Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb 13 dhjetor 1960, Partia e Pun\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrpreu \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e Lindjes. Pask\u00ebtaj ne mbet\u00ebm vet\u00ebm si num\u00ebr n\u00eb Traktatin e Varshav\u00ebs si nj\u00eb vend socialist. Deri n\u00eb vitin 1968 kur BRSS pushtoi \u00c7ekosllovakin\u00eb, vit q\u00eb Partia e Pun\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb denoncoi dhe d\u00ebnoi agresionin ndaj nj\u00eb vendi socialist, an\u00ebtar i Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs. Shqip\u00ebria doli nga Traktati i Varshav\u00ebs, at\u00eb vit.<\/p>\n<h3>FURIA KINEZE E NDIHM\u00cbS EKONOMIKO-USHTARAKE-PA KUFI<\/h3>\n<p>Qeveria kineze tani po mendonte dhe zbatonte programin e ndihm\u00ebs v\u00ebllaz\u00ebrore p\u00ebr simotr\u00ebn e vog\u00ebl, e cila e ndihmoi Kin\u00ebn n\u00eb Kombet e Bashkuara e kudo. N\u00eb fakt, kinez\u00ebria, si\u00e7 thoshte Enveri, me ironi p\u00ebr kinez\u00ebt, planin e kishin m\u00eb t\u00eb madh se sa ndihma ekonomike dhe ushtarake. Plani kinez ishte tejet larg. Ajo synonte t\u2019a kthente Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cplasdarm\u201d p\u00ebr ekspansion kinez t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb. Fillimisht, Partia e Pun\u00ebs dhe Enver Hoxha, nuk e kuptuan q\u00ebllimin final \u201ct\u00eb ndihm\u00ebs\u201d s\u00eb qeveris\u00eb kineze. Por, me kalimin e koh\u00ebs, q\u00ebllimi final i Kin\u00ebs u kuptua dhe pas dhjet\u00eb vjet\u00ebsh marr\u00ebdh\u00ebniet u prish\u00ebn. Ishte viti 1976. Me k\u00ebto kushte, Kina i kthen syt\u00eb nga Jugosllavia, e cila u bashkua kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb me Kin\u00ebn (vazhdon akoma m\u00eb ngusht\u00eb edhe sot) duke qen\u00eb ura e kalimit t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri fillojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb transoqeanik\u00ebt e par\u00eb t\u00eb ngarkuar me industri t\u00eb t\u00ebra, fabrika, makineri t\u00eb r\u00ebnda ushtarake si tanke, transportues t\u00eb blinduar, obuz\u00eb, avion\u00eb, skafet e shpejt\u00eb \u201cMass\u201d me silur\u00eb, e gjithfar\u00eb armatimesh t\u00eb tjera\u2026 pa hesap. Kina solli n\u00eb vendin ton\u00eb, nga gjilp\u00ebra tek vagonat e trenave ( se lokomotivat ishin \u00e7ekosllovake, t\u00eb shk\u00eblqyera). K\u00ebto furnizime, pavar\u00ebsisht rrug\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb detare, (nga Keiptauni i Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut) p\u00ebrkonin me deklarat\u00ebn e famshme t\u00eb Mao Ce Dunit se: \u201cShqip\u00ebris\u00eb, si motr\u00ebs ton\u00eb, do i japim gjith\u00e7ka, pa p\u00ebrjashtim dhe se n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb agresioni, ndihma ushtarake nuk do t\u00eb njoh\u00eb kufi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ama, t\u00eb gjith\u00eb transoqeanik\u00ebt duhej t\u00eb kalonin patjet\u00ebr n\u00eb ngushtic\u00ebn e Gjibraltarit (protektorat anglez) t\u00eb cil\u00ebt kontrollonin \u00e7do ngarkes\u00eb. Por \u201ckinez\u00ebria\u201d si\u00e7 i quante Enveri, ia kishin gjetur ila\u00e7in edhe k\u00ebsaj pengese. Ata vendosnin pajisjet dhe armatimet n\u00eb fund t\u00eb hambar\u00ebve dhe i mbushnin pastaj me \u2026oriz! N\u00eb ato vite, Kina akoma nuk dispononte avion\u00eb gjigand\u00eb p\u00ebr transporte mjetesh t\u00eb r\u00ebnda si\u00e7 kishin amerikan\u00ebt, avion\u00ebt C-130 apo GALAXY. Edhe avion\u00ebt q\u00eb kishin krah\u00eb, vinin n\u00eb fund t\u00eb hambarit t\u00eb \u00e7montuar e t\u00eb paketuar si \u201csardelet n\u00eb kuti\u201d. Pastaj ishin specialist\u00ebt e teknik\u00ebt kinez\u00eb, q\u00eb ndodheshin n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe b\u00ebnin montimin, kolaudimin e provat e armatimeve dhe avion\u00ebve. Jo vet\u00ebm q\u00eb Kina na furnizoi me gjith\u00e7ka p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e ekonomis\u00eb s\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mes nga sovjetik\u00ebt, por u arrit deri atje sa q\u00eb edhe kart\u00ebmonedhat q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara prodhoheshin n\u00eb Bashkimin Sovjetik, u vendos t\u00eb prodhoheshin n\u00eb\u2026 Kin\u00eb. Ndryshimi i vler\u00ebs s\u00eb lekut, n\u00eb leku i vjet\u00ebr e leku i ri, pati justifikim faktin se tashm\u00eb ekonomia shqiptare e kishte kaluar koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe se ishte n\u00eb koh\u00ebn e zhvillimit t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb gjithansh\u00ebm e modern\u00eb.<\/p>\n<h3>TEJNGOPJA ME MAKINERI<\/h3>\n<p>Kjo ishte m\u00ebse e v\u00ebrtet\u00eb, sepse p\u00ebr periudh\u00ebn e viteve 1964- 1974, Shqip\u00ebria, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb gjithanshme dhe t\u00eb pa kufi t\u00eb Kin\u00ebs, notonte n\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb rinovuar e t\u00eb tejngopur me makineri, e sidomos me armatime. Nd\u00ebr furnizimet e jasht\u00ebzakonshme (t\u00eb cilat as Izraeli nuk i ka pasur nga Amerika, megjith\u00ebse e deklarojn\u00eb hapur se jan\u00eb si v\u00ebllez\u00ebrit siamez\u00eb). M\u00eb t\u00eb spikaturat nd\u00ebrmjet tyre ishin avion\u00ebt, topat, obuz\u00ebt, skafet me silur\u00eb \u201cMASS\u201d, makinat transportuese etj.. Midis armatimeve, n\u00eb ve\u00e7anti bie n\u00eb sy, tanku modern i kopjuar nga tanku sovjetik, T-54. Kopjimi ishte aq preciz sa ndryshonin vet\u00ebm etiketat e aparatur\u00ebs q\u00eb ishin t\u00eb shkruar n\u00eb\u2026 kinez\u00e7e!<\/p>\n<p>Tanku T-54 dhe tjetri T-72 kan\u00eb nj\u00eb histori paksa t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si arrit\u00ebn kinez\u00ebt ta shtinin n\u00eb dor\u00eb qysh n\u00eb p\u00ebrballjen e par\u00eb me t\u00eb. N\u00eb vitet 1960 Bashkimi Sovjetik ishte n\u00eb konflikt nd\u00ebrkufitar me Kin\u00ebn, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Mongolis\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn e lumit Amur. Ky lum ndan kufirin e Bashkimit Sovjetik me Kin\u00ebn dhe pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb vitit q\u00ebndron i ngrir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb temperaturave q\u00eb variojn\u00eb nga pes\u00ebdhjet\u00eb \u2013 gjasht\u00ebdhjet\u00eb grad\u00eb minus. Ky konflikt p\u00ebr pretendime territoriale ishte identik me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb sot, India me Pakistanin p\u00ebr zon\u00ebn e Kashmirit apo Armenia me Ajzerbaxhanin p\u00ebr zon\u00ebn e Nagorni Karabakut. Pra, n\u00eb vitin 1960, sovjetik\u00ebt filluan nj\u00eb sulm t\u00eb befasish\u00ebm kund\u00ebr pozicioneve kineze. Sulmi u duk i befasish\u00ebm, por kinez\u00ebria nj\u00ebrin sy e mbante nga sovjetik\u00ebt e tjetrin n\u00eb gjum\u00eb. Territori i pretenduar nga t\u00eb dy pal\u00ebt ishte midis qyteteve Blagosevesensk dhe Habarovsk.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo filloi sulmi, kinez\u00ebt filluan bombardimin e pararoj\u00ebs sovjetike dhe n\u00eb prapavij\u00eb. Por kishte nj\u00eb ndryshim, kinez\u00ebt prisnin t\u00eb shikonin n\u00eb krye t\u00eb sulmit tanket T-34, mbretin e luft\u00ebs, ata fillimisht u hutuan kur n\u00eb pararoj\u00eb po avanconte me shpejt\u00ebsi nj\u00eb tip tanku i pa par\u00eb deri n\u00eb ato momente. I ul\u00ebt, me kull\u00ebn gjysm\u00eb sfer\u00eb, me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse e me nj\u00eb mitraloz 12.7 milimet\u00ebr mbi kull\u00eb! Habia nuk zgjati shum\u00eb, pas konstatimit menj\u00ebher\u00eb u dha urdhri, t\u00eb rrethohet tanku i pararoj\u00ebs dhe t\u00eb kapet i pad\u00ebmtuar. Miz\u00ebria e trupave kineze rr\u00ebmbyen dy tanket T-54 dhe T-72, t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebrguan n\u00eb destinacionet e duhura ku filloi \u00e7montimi i tyre, studimi dhe m\u00eb pas prodhimi n\u00eb seri. K\u00ebshtu Shqip\u00ebria, e ndodhur pa asnj\u00eb \u201cdyshk\u00eb monedhe floriri\u201d n\u00eb xhep, nga trash\u00ebgimia v\u00ebllaz\u00ebrore me Bashkimin Sovjetik, filloi t\u00eb furnizohej me k\u00ebto tanke, derisa arriti n\u00eb numrin 1200 cop\u00eb. M\u00eb pas vijn\u00eb mij\u00ebrat e tjer\u00eb n\u00eb avion\u00eb, makina, topa, ZBU kat\u00ebr gryk\u00ebshe, q\u00eb transportoheshin me xhipin e famsh\u00ebm Tip B\u00c7, i kopjuar nga xhipi rus MAZ\u2026etj., etj.. Tunelet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kapanonet n\u00ebp\u00ebr reparte u mbush\u00ebn plot me tanke, diaga\u00e7\u00eb e AVL. Nd\u00ebrsa sheshet e aerodromeve, vendstrehimet dhe tunelet u mbush\u00ebn me avion\u00eb, Mig-15, Mig17, Mig-19 e deri Mig-21. Sasia ishte aq e madhe sa q\u00eb sipas statistikave t\u00eb asaj kohe, i binte q\u00eb p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebzet e pes\u00eb kilomet\u00ebr katrore t\u00eb kishte\u2026 nj\u00eb tank.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vend evropian\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohej me sasin\u00eb e armatimeve q\u00eb dispononte Shqip\u00ebria n\u00eb vitet 1960-1970, p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb. K\u00ebsaj sasie t\u00eb madhe armatimi, do t\u2019i shtohej edhe sasia e dhe larmia e madhe (rreth shtat\u00ebqind mij\u00eb) e qendrave t\u00eb zjarrit (bunker\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm). N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, deri n\u00eb vitin 1990 kur filloi \u201crevolucioni demokratik\u201d ne ishim vendi i par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb nga sasia e armatosjes s\u00eb \u201cpopullit ushtar\u201d, N\u00eb vitin 1991, (Lufta e Ftoht\u00eb) mbaroi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht u shp\u00ebrb\u00eb edhe Traktati i Varshav\u00ebs. K\u00ebshtu Bashkimi Sovjetik t\u00ebrhoqi nga Lindja (nga vendet an\u00ebtare t\u00eb traktatit) t\u00eb gjitha armatimet e r\u00ebnda s\u00eb bashku me trupat. Nga kjo shp\u00ebrb\u00ebrje, i vetmi vend q\u00eb p\u00ebrfitoi ishte Jugosllavia, e cila nxitoi t\u00eb blinte tanket T-54 dhe T-72 t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb \u201ccop\u00eb buk\u00eb\u201d. \u00c7do tank u ble p\u00ebr nj\u00ebqind mij\u00eb dollar\u00eb, kuptohet p\u00ebrpara skrapit ajo shum\u00eb ishte lule. Gjat\u00eb asaj periudhe, Bashkimi Sovjetik d\u00ebrgoi n\u00eb uzinat metalurgjike t\u00eb Uraleve plot nj\u00ebzet e tet\u00eb mij\u00eb tanke T-72, t\u00eb cil\u00ebt i preu me lazer e i futi n\u00eb furr\u00eb! Me k\u00ebto tanke, Kina furnizoi Vietnamin e Veriut n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr amerikan\u00ebve. Kurse sovjetik\u00ebt pat\u00ebn nj\u00eb eksport shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh. N\u00eb vitin 1970, ata furnizuan kat\u00ebr-pes\u00eb vende arabe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Izraelit n\u00eb 1973. T\u00eb gjith\u00eb e mbajn\u00eb mend luft\u00ebn e Serbis\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs e Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs, ku n\u00ebp\u00ebr kodra qytete e brigje g\u00eblonin tanket T-54 dhe transportuesit e blinduar BNP, i cili edhe sot mbetet m\u00eb i miri n\u00eb Bot\u00eb, ashti si tanku rus T-90M.<\/p>\n<p>Sot Serbia \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i armatosur n\u00eb Evrop\u00eb. Ajo disponon uzina armatimesh. Ajo importon miliarda dollar\u00eb armatime moderne. Kurse ne, t\u00eb gjith\u00eb armatimin e r\u00ebnd\u00eb dhe municionet p\u00ebrkat\u00ebse i shit\u00ebm p\u00ebr skrap, kurse me armatime e lehta\u2026 furnizuam popullin n\u00eb 1997?! Nuk duhet harruar plaga q\u00eb la prapa shpartallimi i ushtris\u00eb shqiptare n\u00eb at\u00eb vit dhe t\u00eb vrar\u00eb e viteve t\u00eb m\u00ebpasshme q\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb tremij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. Pa harruar 26 t\u00eb vrar\u00ebt e G\u00ebrdecit. Sot, Shqip\u00ebria disponon, n\u00eb kuadrin e vendit an\u00ebtar t\u00eb NATO-s disa helikopter dhe disa dron\u00eb prodhim turk \u201cBayraktar\u201d. S\u00eb fundmi, para disa jav\u00ebsh u furnizuam edhe me raketa tok\u00eb-aj\u00ebr \u201cJavelin\u201d. N\u00eb fakt ombrella e NATO-s \u00ebsht\u00eb reale dhe aktive n\u00eb \u00e7do moment, sipas nenit 5 t\u00eb saj. Aty shkruhet shprehimisht se, n\u00eb rast se nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s sulmohet, at\u2019here presupozohet se \u00ebsht\u00eb sulmuar e gjith\u00eb NATO-ja.\/Gazeta Panorama<\/p>\n<h3>Autori \u00ebsht\u00eb drejtor i Revist\u00ebs \u201cHOSTENI\u201d<\/h3>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00cbLLUMB VREKA Viti 1945. Shqip\u00ebria doli nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me armatime e pajisje t\u00eb trash\u00ebguara nga trofet\u00eb e ushtrive italiane e gjermane. Nga italian\u00ebt pati m\u00eb shum\u00eb trofe, ku p\u00ebrve\u00e7 armatimeve t\u00eb lehta si topa e mitraloza, mortaja e pushk\u00eb, trash\u00ebguam edhe autoblinda t\u00eb lehta tip \u201cSPA\u201d me mitraloza \u201cBREDA\u201d. K\u00ebto autoblinda, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18147,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-latest-articles"],"blocksy_meta":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00cbLLUMB VREKA Viti 1945. Shqip\u00ebria doli nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me armatime e pajisje t\u00eb trash\u00ebguara nga trofet\u00eb e ushtrive italiane e gjermane. Nga italian\u00ebt pati m\u00eb shum\u00eb trofe, ku p\u00ebrve\u00e7 armatimeve t\u00eb lehta si topa e mitraloza, mortaja e pushk\u00eb, trash\u00ebguam edhe autoblinda t\u00eb lehta tip \u201cSPA\u201d me mitraloza \u201cBREDA\u201d. K\u00ebto autoblinda, t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-04T15:09:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-04T16:04:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"911\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"529\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"miti\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"miti\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135\"},\"author\":{\"name\":\"miti\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8\"},\"headline\":\"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs\",\"datePublished\":\"2025-03-04T15:09:56+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-04T16:04:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135\"},\"wordCount\":2685,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg\",\"articleSection\":[\"Latest Articles\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135\",\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135\",\"name\":\"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg\",\"datePublished\":\"2025-03-04T15:09:56+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-04T16:04:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg\",\"width\":911,\"height\":529},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8\",\"name\":\"miti\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"miti\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/inhealthyzone.com\"],\"url\":\"https:\/\/inhealthyzone.com\/?author=1\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs -","og_description":"P\u00cbLLUMB VREKA Viti 1945. Shqip\u00ebria doli nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me armatime e pajisje t\u00eb trash\u00ebguara nga trofet\u00eb e ushtrive italiane e gjermane. Nga italian\u00ebt pati m\u00eb shum\u00eb trofe, ku p\u00ebrve\u00e7 armatimeve t\u00eb lehta si topa e mitraloza, mortaja e pushk\u00eb, trash\u00ebguam edhe autoblinda t\u00eb lehta tip \u201cSPA\u201d me mitraloza \u201cBREDA\u201d. K\u00ebto autoblinda, t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135","article_published_time":"2025-03-04T15:09:56+00:00","article_modified_time":"2026-03-04T16:04:43+00:00","og_image":[{"width":911,"height":529,"url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"miti","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"miti","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135"},"author":{"name":"miti","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8"},"headline":"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs","datePublished":"2025-03-04T15:09:56+00:00","dateModified":"2026-03-04T16:04:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135"},"wordCount":2685,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg","articleSection":["Latest Articles"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135","url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135","name":"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg","datePublished":"2025-03-04T15:09:56+00:00","dateModified":"2026-03-04T16:04:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#primaryimage","url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg","contentUrl":"https:\/\/inhealthyzone.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Screenshot_6-2.jpg","width":911,"height":529},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?p=18135#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/inhealthyzone.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cPopulli ushtar\u201d, si e mbushi Kina Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me tanke, avion\u00eb e bunker\u00eb! Vendi m\u00eb i armatosur i Europ\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#website","url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/inhealthyzone.com\/#\/schema\/person\/066391129ea627be453070bf423c86d8","name":"miti","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f4010ab122d4b63e6e812e36263c4f01228e3f5dd46a9e7b440487001951071f?s=96&d=mm&r=g","caption":"miti"},"sameAs":["https:\/\/inhealthyzone.com"],"url":"https:\/\/inhealthyzone.com\/?author=1"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18135"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18135\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18148,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18135\/revisions\/18148"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/inhealthyzone.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}